Britania e Madhe ngre alarmin për një rrezik në rritje të sabotazhit rus ndaj kompanive dhe objekteve që mbështesin ushtrinë ukrainase.
Në një paralajmërim të pazakontë publik, Ministria britanike e Mbrojtjes dhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë, u kanë bërë thirrje bizneseve të forcojnë masat e sigurisë, përballë kërcënimit nga persona që veprojnë në interes të Moskës.
Sipas autoriteteve britanike, muajt e fundit Rusia ka shtuar përpjekjet për të organizuar akte sabotazhi në objektet evropiane të lidhura me industrine e mbrojtjes.
Këto operacione, thuhet në paralajmërim, realizohen shpesh përmes personave të rekrutuar si ndërmjetës, duke përdorur metoda të thjeshta, përfshirë zjarrvënien.
Londra ka njoftuar gjithashtu zhvillimin e takimeve të mbyllura me drejtues të sektorëve strategjikë dhe të industrisë së mbrojtjes, për të diskutuar masat parandaluese.
Ndërkohë, ambasada ruse në Londër ka mohuar çdo synim për të sulmuar Britaninë, duke akuzuar Ukrainën për përpjekje për t’ia atribuar Moskës akte sabotazhi, pretendime të cilat Kievi i ka hedhur poshtë vazhdimisht.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 