Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, u shfaqën shumë të afërt në tapetin e kuq në Venecia, ku aktorja tërhoqi vëmendjen me fustanin spektakolar që kishte zgjedhur për këtë event.

Në fundjavë, më 5 shtator, çifti pozoi para fotografëve përpara shfaqjes së filmit “It Will Happen Tonight”, gjatë edicionit të 83-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Peltz tërhoqi vëmendjen me një fustanin në ngjyrë vjollcë, krijim i shtëpisë së modës Balenciaga. Fustani elegant dhe asimetrik përfundonte me një bisht të gjatë, ndërsa i linte të zbuluar një pjesë të madhe të shpinës. Një copë pëlhure në të njëjtën ngjyrë, që ngjante me një vello, i shtonte edhe më shumë finesë paraqitjes së saj.

Nga ana e tij, Brooklyn zgjodhi një smoking klasik të zi, të shoqëruar me papion, dhe gjatë gjithë kohës qëndroi pranë bashkëshortes së tij.

Çifti u shfaq veçanërisht i afërt para kamerave. Brooklyn e mbajti Nicola-n nga beli dhe më pas u përkul për ta puthur në faqe, ndërsa të dy vazhduan të pozonin për fotografët.

Dalja e tyre në tapetin e kuq ndodhi vetëm pak orë pasi Beckham kishte qenë pranë Peltz për ta mbështetur atë teksa ajo merrte çmimin “Rising Star Award” në edicionin e 25-të të Kinéo Awards, ceremoni e zhvilluar në kuadër të Festivalit të Filmit në Venecia.