Bankat shqiptare vijojnë të kenë një situatë të qëndrueshme financiare, ndërsa aktiviteti i tyre po zgjerohet.

Më shumë para në banka, më shumë kredi për ekonominë dhe të ardhura në rritje nga aktiviteti bankar, këto janë disa nga treguesit kryesorë të gjashtëmujorit të parë të vitit.

Referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë, paratë që qarkullojnë në sistemin bankar janë shtuar.

Depozitat dhe kursimet mbeten burimi kryesor i financimit të bankave, ndërsa një pjesë gjithnjë e më e madhe e tyre po rikthehet në ekonomi përmes kredive.

PARATE NE SISTEMIN BANKAR

20252026
Depozita807 mld842 mld
Para jashtë bankave483 mld494 mld
Kredi për bizneset517 mld532 mld

Rritja e financimit të bizneseve është një nga elementët që po mban të gjallë aktivitetin bankar. Por bankat nuk po fitojnë vetëm nga kreditë.

Në gjashtë muajt e parë të vitit, bankat kanë siguruar mbi 38 miliardë lekë të ardhura neto nga interesi, ndërsa më shumë se 10 miliardë lekë kanë ardhur nga komisionet dhe shërbimet.

KONTRIBUTI NE TE ARDHURA

Të ardhura neto nga interesi                             38.1 mld lekë
Të ardhura nga komisionet dhe gjobat  10.7 mld lekë
Të ardhura neto pas taksave                             14.4 mld lekë

Pas shpenzimeve dhe taksave, sistemi bankar mbylli gjashtëmujorin me rreth 14.4 miliardë lekë fitim.

Tabloja tregon një sistem me para të mjaftueshme për të financuar ekonominë, ndërsa rritja e kreditimit po shoqërohet edhe me një rezultat financiar pozitiv për bankat.

/tvklan.al