Kreditë me probleme në sistemin bankar shqiptar u rikthyen në rënie në muajin qershor. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ato përbënë 3.7% të totalit të huadhënies, nga 3.77% një muaj më parë.
Rënia e fundit e çon treguesin në nivelin më të ulët që prej vitit 2007, kur kreditë me probleme ishin 3.3% e totalit. Diferenca me të njëjtën periudhë të një viti më parë është edhe më e dukshme, 0.31 pikë përqindje më pak.
ECURIA E KREDIVE ME PROBLEME
| Qershor 2023 | 5.20% |
| Qershor 2024 | 4.70% |
| Qershor 2025 | 4.01% |
| Qershor 2026 | 3.70% |
Në vitin 2014, rreth një e katërta e kredisë bankare ishte me probleme, përpara se Banka e Shqipërisë të ndërmerrte një proces të gjerë pastrimi dhe ristrukturimi të kredive jo performuese.
Në fund të vitit 2025, kreditë me probleme të individëve zbritën në 2.6%, nga 2.9% një vit më parë. Për bizneset, treguesi ishte më i lartë, por edhe këtu pati përmirësim nga 5.2% në 4.7%.
Bizneset mbeten segmenti më i ekspozuar ndaj kredive me probleme, ndërsa individët kanë historikisht një portofol më të qëndrueshëm.
INDIVIDE APO BIZNESE?
| 2024 | 2025 | ||
| Individë | 2.9% | 2.6% | -0.3 pikë |
| Biznese | 5.2% | 4.7% | -0.5 pikë |
Për momentin, rritja e ekonomisë dhe zgjerimi i kreditimit po mbështesin cilësinë e portofolit.
Megjithatë, çmimet e karburanteve dhe pasiguritë gjeopolitike mbeten rreziqe që mund të testojnë këtë qëndrueshmëri në muajt në vijim.
/tvklan.al












Botërori 2026 