Më shumë pagesa, më shumë fonde të transferuara dhe një ritëm veçanërisht i fortë në euro.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, gjatë shtatë muajve të parë të vitit janë kryer rreth 288 mijë transaksione në euro, me një vlerë totale prej 4.34 miliardë eurosh.

Në janar numëroheshin rreth 31.5 mijë pagesa, ndërsa në korrik shifra arriti në 49 mijë transaksione, niveli më i lartë i vitit.

          TRANSAKSIONET NE EURO

Numër transaksionesh                   Vlerë (mln EURO)

Janar                    31,545                                    480.9

Shkurt                  35,010                                    494.3

Mars                    39,235                                    593.0

Prill                      42,744                                    733.5

Maj                      42,123                                    620.1

Qershor               48,294                                    707.6

Korrik                  49,005                                    708.0

Në vetëm shtatë muaj, numri i pagesave në euro është rritur me rreth 55%. Edhe vlera e transfertave është zgjeruar ndjeshëm.

Nga 481 milionë euro në janar, në korrik u regjistruan 708 milionë euro, ndërsa kulmi i vlerës u shënua në prill, me 733.5 milionë euro.

Kjo tregon se euro po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në transfertat me vlera të konsiderueshme, ndërsa rritja e numrit të pagesave tregon edhe intensifikimin e përdorimit të sistemit.

Në lekë, ritmi është më i moderuar. Nga janari në korrik numri i transaksioneve u rrit nga 13.3 mijë në 13.8 mijë, ndërsa vlera nga 1.52 trilionë në 1.60 trilionë lekë.

TRANSAKSIONET NË LEKË

Numër transaksionesh                   Vlerë (mln leke)

Janar                    13,351                                    1,523,369.2

Shkurt                  11,368                                    1,339,947.4

Mars                    11,584                                    1,155,357.7

Prill                      12,298                                    1,405,545.8

Maj                      11,117                                    1,086,413.6

Qershor               12,267                                    1,275,704.8

Korrik                   13,758                                    1,597,666.2

Edhe këtu korriku shënon maksimumin e periudhës për vlerën e transaksioneve.

Në total, gjatë shtatë muajve janë procesuar rreth 85.7 mijë transaksione në lekë, me vlerë 9.38 trilionë lekë.

Shifrat tregojnë një ekonomi me qarkullim të lartë financiar, ku veçanërisht pagesat në euro po zgjerojnë si numrin, ashtu edhe peshën e tyre në sistemet e pagesave.

/tvklan.al