Roland Hysi dhe Elona Mecani do të mbeten në burg. Apeli i Krimeve të Rënda ka konfirmuar masën e sigurisë per gjyqtarin e Fierit dhe psikologen, të përfshirë në një skemë korrupsioni, të denoncuar nga një grua e divorcuar.

Hysi dhe Meçani  u vunë në pranga pas transmetimit në emisionin “Stop” të videoskandalit ky Hysi shfaqej duke i kërkuar 500 Euro dhe favore seksuale një gruaje  të divorcuar që kishte një çështje të hapur për kujdestarinë e vajzës së saj.

Psikologia Meçani luante rolin e sekseres, ndërsa vetë gjyqtari Hysi kishte kryer disa takime me gruan.

Pala mbrojtëse pretendoi mungesë provash të bazuara në ligj, por prokuroria paraqit si provë, përpos videove të bëra publike nga emisioni investigativ “Stop” në TV Klan, edhe historikun e çështjes së gjykuar nga gjyqtari.

Sipas Prokurorit të çështjes provat e paraqitura përputheshin me të dhënat e përftuara nga video-përgjimi, pasi nga këqyrja rezultoi se gjyqtari kishte rrëzuar kërkesën e ish-burrit të denoncueses për marrjen e kujdestarisë.

Tv Klan