Kryeministri britanik Andy Burnham deklaroi se Britania e Madhe ka humbur më shumë sesa ka fituar prej largimit nga Bashkimi Evropian.
Burnham, i cili foli para samitit midis Londrës dhe unionit që mbahet të premten në 20 nëntor, deklaroi se do të kërkojë ndryshime praktike në marrëveshjet e saj me Bashkimin Evropian pas Brexit.
“Në dekadën që pasoi Brexit, pozita jonë në botë është dobësuar. I kemi trajtuar si aleatët, ashtu edhe institucionet, me një kujdes të pamjaftueshëm. Dhe pasojat janë ndjerë përtej Evropës: nuk kemi arritur të angazhohemi siç duhet apo të investojmë në modernizimin e Komonuelthit”, tha Burnham.
Burnham, i cili foli në banketin vjetor të Kryebashkiakut të Londrës, theksoi se ndryshimi në qëndrimin e Britanisë “nuk ka të bëjë me rinisjen” e debateve që çuan në votimin e vendit për t’u larguar nga blloku në vitin 2016, por shtoi se një marrëveshje e re mund të shtojë deri në 0,4% në prodhimin e Brendshëm Bruto te vendit.
Ai theksoi se çdo marrëveshje duhet të sjellë “përmirësime reale në jetën e përditshme të njerëzve”, duke shtuar se pas samitit, Britania do të nisë gjithashtu bisedime me partnerët e Bashkimit Europian mbi opsionet për marrëdhëniet e tyre afatgjata.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 