Trajneri i kombëtares U21, Alban Bushi në emisionin “Kampionët e Botës” tha se Argjentina ishte një ekip i ekuilibruar në fitoren ndaj Austrisë.

Bushi shtoi se po të shikoje lojën e kuptoje se Argjentina do e fitonte ndeshjen.

“Sot ishte e ekuilibruar mendoj unë. Argjentina ishte më e ekuilibruar, ishte më e qetë. E nisi shumë mirë në minutat e para. Pasi humbi penalltinë, pati një rënie nga ana morale. Nga ana psikologjike u ul disi. E mori pak Austria lojën në dorë. Pastaj ishte ajo Argjentina që komandonte gjithmonë. E kuptoje edhe kur shikoje lojën se ata do fitonin. Argjentina ka një grup shumë të fortë. Vjen si kampionia në fuqi. Argjentina vjen me Messin që e gjitha skuadra e ka kuptuar që ky nuk është se vrapon aq sa duhet me vrapu por ne duhet të vrapojmë për këtë”, tha Bushi.

/tvklan.al