Trajneri i kombëtares U21, Alban Bushi në emisionin “Kampionët e Botës” u shpreh se Paraguaji vetëm me lojë të fortë mund të ndalonte Francën.
Bushi shtoi se Paraguaji tregoi dje se është një ekip i fortë dhe se e çoi Francën deri në limite.
“Ky lloj arbitri e lejon lojën e egër. Lexova diku që gjithmonë pranon që të bëhet lojë e egër. Futbolli është një lojë për jetë a vdekje. Është një lojë burrash, një lojë trimash. Dhe do ketë përplasje kaq të forta. Nuk jam absolutisht me Peçon për dy kartona të kuq. Ndërhyrjet e Paraguajit ishin ndërhyrje jo në limitet e të verdhës. Ishte lojë e fortë pra lojë burrash. Dhe vetëm në këtë mënyrë Paraguaji mund ta ndalonte Francën. Sepse Franca ka shumë kualitet, ka shumë cilësi. Nuk u ndalonte ndryshe. Paraguaji e tregoi veten dje se ishte një ekip i fortë dhe e çoi Francën deri në limite. Por Franca u tregua shumë e pjekur”, tha Bushi.
/tvklan.al












Botërori 2026 
