Specialisti i futbollit, Arjan Peço në emisionin “Kampionët e Botës” u shpreh se në ndeshjen Francë-Paraguaji duhej të jepeshin të paktën dy kartona të kuq për lojtarët e Paraguajit.
Peço shtoi se arbitri dje ishte pa personalitet.
“Është pak e çuditshme për këtë kupë botë pasi dihet se përveç arbitrave në fushë ka edhe një VAR. Po ashtu edhe përgjegjësi i kupës së botës, Collina që është ai që ka vendosur këto rregullat kaq strikte. Bën një lloj loje të dyfishtë në kuptimin që kur vjen puna për të prekur portierin bëhen shumë të ashpër. Pastaj kur ndodhin disa situata në lojë ku dje ishte mëse e qartë ku të paktën në opinionin tim që të paktën dy kartona të kuq duhej të nxirreshin me patjetër për lojtarët e Paraguajit. Arbitri ishte pa personalitet fare. Nuk më pëlqeu fare mënyra se si ai e drejtoi lojën”, tha Peço.
/tvklan.al












Botërori 2026 
