Projektbuxheti i vitit 2027 prek rekordin e 10 miliardë eurove. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Financave Petrit Malaj, gjatë raportimeve në takimin e përjavshëm për “Praninë Besnike”.

Ministri Malaj prezantoi prioritetet kryesore, me fokus rishpërndarjen e rritjes ekonomike tek shtresat në nevojë, bujqësia dhe shëndetësia.

“Do të kemi dyfishim të pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuar, si dhe njohje të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për kujdestarët e tyre. Po ashtu, aplikojmë për herë të parë bonusin e bebeve që do të paguhet çdo muaj, si dhe përjashtimin nga TAP për shtresat në nevojë”, tha Ministri i Financave, Petrit Malaj.

Vatër e veçantë e këtij buxheti mbetet mbështetja për fermerët përmes kompensimit të TVSH-së, si dhe rritja e financimit për barnat dhe pajisjet spitalore.

“Skema e mbështetjes direkte të fermerëve parashikohet me rritje në masën 5.3 miliardë lekë. Gjithashtu, te shëndetësia kemi bërë një rritje me rreth 10 milionë euro për financimin e barnave dhe të pajisjeve në shërbimin e kujdesit parësor dhe dytësor”, tha Malaj.

Sipas Ministrisë së Financave, buxheti i vitit 2027 përmbush angazhimin e mbrojtjes në nivelin 2.35% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa çon si prioritet kryesor diplomacinë dhe kompletimin e misionit të Shqipërisë në Bruksel.

/tvklan.al