Klubi kryeqytetas njoftoi se do të ketë transferime në Janar

Partizani do të zhvillojë merkato në Janar. Klubi kryeqytetas njoftoi se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv mori vendimin për heqjen e pezullimit të sesionit të transferimit të lojtarëve.

Vendim ishte marrë nga FIFA, pasi e kishte konsideruar të parregullt transferimin e Erald Çinarit te të kuqtë.

Për këtë arsye skuadra e Ilir Dajës nuk pati përforcime gjatë merkatos së verës.

Te Partizani presin arsyetimin e plotë të KAS-it që të mendojnë për lëvizjet.

Tv Klan