Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Partizani

Dhuna në derbin e Tiranës, policia: “Arena e Demave” nuk plotësonte kushtet, mungoi bashkëpunimi nga organizatorët

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me ngjarjet të dielën në stadiumin “Arena e Demave” në Tufinë gjatë ndeshjes Partizani-Tirana. Policia thotë se janë arrestuar tre tifozë ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pesë të tjerë. Të proceduar janë edhe një përfaqësues i Partizanit, më saktësisht Sekretari i Përgjithshëm i klubit dhe...

Shkurt 10, 2025

Klubi Partizani: Pamje të shëmtuara në derbi, Policia e Shtetit mbërriti me vonesë

Klubi i Partizanit, ka reaguar pas përplasjeve të ndodhura në derbin ndaj Tiranës, ku mbetën të lënduar disa tifozë dhe policë. Sipas klubit, incidentet mund të ishin shmangur, por Policia e Shtetit mbërriti me vonesë. Klubi Partizani shkruan se “pamjet e shëmtuara të dhunës, të ndodhura para fillimit të takimit, janë një pasojë e drejtpërdrejtë...

Shkurt 9, 2025

Partizani ndëshkon Tiranën në fund, sherr dhe tension në fushë

Nuk prodhoi fitues derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, sfidë e cila u mbyll në barazim 1-1 dhe me tension të madh. Ernest i dha avantazhin bardhebluve në minutën e 28-të, ndërsa Sembene barazoi shifrat në minutën e 90-të. Goli i të kuqve në fund, shkaktoi një situatë kaotike në fushë, ku shpërtheu një...

Shkurt 9, 2025

Tifozët përplasen para derbit Partizani-Tirana

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës ka nisur me tension. Sfida më zjarrtë e kampionatit shqiptar, do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, aty ku nuk kanë munguar përplasjet. Pas futjes së tifozëve të Tiranës në stadium, kishte një përplasje në distancë me ata të Partizanit. Përveç fyerjeve, kishte edhe goditje me flakadanë nga të...

Shkurt 9, 2025

Nisja e derbit Partizani-Tirana shtyhet me 30 minuta

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës është shtyrë me 30 minuta. Sfida më e zjarrtë e kampionatit shqiptar ishte parashikuar të luhej në orën 13:30, por do të startojë në orën 14:00. Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ky ndryshim është për bërë arsye logjistike dhe për të lehtësuar lëvizjen në zonën e stadiumit “Arena e...

Shkurt 9, 2025

Luhet të dielën derbi Partizani-Tirana

Këtë të diel të gjithë vëmendjen tek derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Partizani nuk e rrezikon pozicionin në Final Four dhe kështu futbollistët mund të luajnë disi më të lehtësuar, por është derbi dhe gjithnjë ndaj Tiranës nuk do të ketë tolerime. “Çdo ndeshje është një situatë ndryshe. Fusha nuk do të ndikojë...

Shkurt 8, 2025
Tifozët e Partizanit

Derbi me Tiranën, Partizani i bën thirrje tifozëve: Larg dhunës

Kjo fundjavë, rezervon një nga ndeshjet më të bukura të kampionatit shqiptar, siç është derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Ndryshe nga herët e tjera, kjo përballje do të luhet në stadiumin “Arena e Demave”, duke nisur nga ora 13:30. Klubi i Partizanit, i ka bërë thirrje tifozëve të qëndrojnë larg dhunës dhe të...

Shkurt 6, 2025
Laçi-Partizani

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia “prek” kualifikimin, Partizani barazon me Laçin

Dy ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për fazën çerekfinale, nuk prodhuan surpriza. Egnatia triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Bylisit në transfertë. Një sukses i rëndësishëm për rrogozhinasit, që hedhin një hap drejt kualifikimit.  Sfida e kthimit do të luhet me Egnatian si pritëse më 26 Shkurt. Partizani nuk shkoi më shumë...

Shkurt 5, 2025

Ka luajtur me Partizanin dhe Vllazninë, Da Silva rikthehet në Shqipëri

Victor Da Silva është lojtari më i ri i Bylisit. Klubi ballshiot njoftoi këtë të Mërkurë afrimin e fantazistit brazilian. Bëhet fjalë për një rikthim të 30-vjeçarit në kampionatin shqiptar, aty ku në të kaluarën ka shkëlqyer me Vllazninë dhe Partizanin. Madje me kryeqytetasit ishte vendimtar në fitimin e titullit kampion dy vite me parë....

Shkurt 5, 2025

Shtyhet seanca paraprake për Berishën, caktohet data 14 Shkurt

Seanca paraprake për kryedemokratin Sali Berisha dhe 4 të pandehurit e tjerë në lidhje me çështjen “Partizani” është shtyrë. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca për 40 minuta, ku nga mbrojtja e Malltezit janë paraqitur disa prova shkresore. Më pas, një nga mbrojtësit...

Shkurt 5, 2025