Aleksander Ceferin konfirmoi kandidaturën për një mandat të fundit si president i UEFA-s në vitin 2027. Vendimi erdhi pas propozimit të bërë nga të gjitha federatat evropiane të futbollit, të cilat i kërkuan rikandidimin e tij edhe për katër vite të tjera.

Në një takim në Berlin, presidenti i UEFA-s tha se ka pranuar propozimin e federatave dhe se ambicia e tij mbetet e njëjtë: të vazhdojë ta mbajë futbollin evropian të bashkuar.

Zgjedhjet për presidentin e UEFA-s do të mbahen në pranverën e ardhshme në Astana.

Tv Klan

/tvklan.al