Mbreti Charles i Britanisë ndërmori hapin e pazakontë duke iu përgjigjur kritikave nga vëllai i gruas së tij të parë, Diana, duke thënë nëpërmjet një zëdhënësi se pikëllimi mund të ndikojë në arsye, gjykim dhe kujtesë.

Pohimet, të bëra në një libër që do të botohet së shpejti, lidhen me sjelljen e tani monarkut në ditët pas vdekjes së Dianës në vitin 1997.

Diana humbi jetën në moshën 36-vjeçare kur makina që transportonte atë dhe të dashurin e saj Dodi al-Fayed u përplas në Paris, ndërsa po largohej me shpejtësi nga ndjekja e fotografëve paparacë me motoçikleta.

Sipas Spencer, ai i kundërshtoi idenë që dy djemtë e Dianës, William dhe Harry, përkatësisht 15 dhe 12 vjeç në atë kohë, të ecnin pas arkivolit të nënës së tyre gjatë procesionit mortor.

Ai argumentonte se Diana nuk do të dëshironte që fëmijët e saj t’i nënshtroheshin një prove të tillë publike.

I pyetur në lidhje me raportin, një zëdhënës i Pallatit të Buckinghamit tha: “Ndërsa ne nuk komentojmë për librat si çështje parimore, Madhëria e Tij është i vetëdijshëm se dhimbja e pikëllimit vëllazëror mund të turbullojë arsyen, të ndikojë në gjykim dhe të ngjyrosë kujtesën në mënyra që të tjerët nuk i njohin, madje edhe shumë vite pas një humbjeje të tillë.

Përpara publikimit të librit, Spencer tha: “Qëllimi i këtij libri është të tregojë të vërtetën për Dianën nga perspektiva e vëllait të saj. Dua të flas në emër të Dianës dhe ta bëj këtë në një mënyrë hapur dhe pozitive.”

Klan News

/tvklan.al