Programi kombëtar i Kontrollit Shëndetësor Bazë i njohur si Check-Up, synon zgjerimin falas për të gjithë qytetarët mbi moshën 35 vjeç, pa kufizim të sipërm moshor.
Lajmin e dha nga Pogradeci Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala ku nënvizoi se kjo politikë e re pritet të nisë nga shtatori.
“Kemi propozuar pranë Këshillit të Ministrave heqjen e kufizimit të sipërm të moshës për kryerjen e Check-Up falas. Deri më sot, shërbimi ofrohej për grupmoshën 35-70 vjeç. Çdo qytetar mbi 35 vjeç, pavarësisht moshës, do të mund ta kryejë Check-Up falas. Kjo do të thotë se edhe qytetarët 70, 80 apo 90 vjeç do të kenë të njëjtën mundësi për të kryer kontrollet parandaluese, sepse kujdesi për shëndetin nuk ka kufi moshe”, tha ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala.
Gjithashtu, ministrja Sala shtoi se po punohet për ngritjen, për herë të parë, të shërbimit të Geriatrisë në vend, me qëllim ofrimin e kujdesit të specializuar për të moshuarit, një shërbim i cili do të ofrohet si fillim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për tu shtrirë më pas edhe në zona të tjera.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 