Në burg deri më 23 prill. Kjo është masa siguruese e vendosur në seancën dëgjimore në Los Angeles për reperin Chris Brown i arrestuar të premten e shkuar për dhunim të lirisë me kusht.
Brown-it i ishte dhënë dënimi liri me kusht pasi kishte dhunuar këngëtaren Rihanna në vitin 2009 gjatë kohës që ishin të lidhur bashkë, por një moment që ai e dhunoi këtë vendim, u arrestua menjëherë.
Në vitin 2009 Brown u pranoi akuzat e ngritura ndaj tij duke u vetëshpallur fajtor ndaj dhe u dënua me vetëm 5 vite liri të kushtëzuar si dhe 1.400 orë shërbim komuniteti. Më pas u zbulua se këngëtari nuk kishte zhvilluar asnjë orë në shërbim të komunitetit dhe për këtë u dënua me dy muaj në rehabilitim.
Ndër të tjera, tetorin e shkuar Brown u arrestua sërish pasi kishte sulmuar një person, ndaj dhe iu vu kusht që të ndiqte një program rehabilitimi për menaxhimin e inatit. Pikërisht kjo e fundit solli dhe arrestimin e tij, pasi nuk u paraqit asnjëherë në këtë program.
Chris Brown dhe Rihanna kanë qëndruar bashkë për rreth 1 vit, në një histori e cila ka pasur ndarje të shpeshta ndërsa Brown nuk është kursyer që ta dhunonte fizikisht yllin e “Diamond”.












Botërori 2026 