Sulmuesi kuqezi protagonist për Konyaspor në barazimin 2-2 ndaj Adana, shkon në 11 gola në kampionat

Sokol Cikalleshi realizoi dygolësh në kampionatin turk në sfidën Koniaspor-Adana Demirspor, që përfundoi 2-2. Lojtari 33-vjeçar i dha avantazhin vendasve në minutën e nëntë të lojës.

Adana barazoi me Erdogan 22 mintua më pas. Me një panenka, Cikalleshi e çoi rezultatin 2-1 në fund të pjesës së parë. Në minutën e 63, sulmuesi kuqezi u zëvendësua. Tre miuta nga fundi i kohës së rregullt, Mario Baloteli barazoi shifrat.

Cikalleshi shkon në kuotën e 11 golave në Superligën turke, ndërsa ka dhënë edhe 5 asiste në 25 takime të luajtura.Në total ai është aktivizuar në 1818 minuta në kampionat.

Klan News