Tiranë, 9 maj 2026 – Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në tregun vendas, të cilat hyjnë në fuqi sot në orën 14:00.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës është përcaktuar jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.

Ndërkohë, benzina është vendosur me një çmim maksimal prej 182 lekë/litri për shitje me pakicë, dhe 170 lekë/litër për shitje me shumicë.

Bordi u bën apel të gjithë operatorëve të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës për zbatimin e vendimit, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të merren masa, përfshirë edhe pezullimin e aktivitetit.

Në njoftim theksohet gjithashtu se Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit e Shqipërisë, së bashku me Ministria e Financave e Shqipërisë dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, janë angazhuar për të mbrojtur interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe për të garantuar konkurrencën e ndershme në treg.

/tvklan.al