Nafta me 243 Lekë/l, benzina me 235 Lekë/l

Për të tretën herë radhazi, karburanteve iu desh të ndryshonin tabelat pasi Bordi i Transparencës uli sërish çmimet.

Prej orës 18:00 të kësaj të premteje, në pikat e karburanteve 1 litër nafte blihet me 243 Lekë/litri, nga 249 Lekë që ishte një ditë më parë.

Ulje me 7 Lekë për litër pati edhe benzina. Drejtuesit e automjeteve paguajnë tashmë 235 Lekë për 1 litër benzinë, nga 242 lekë që shitej në pikat e pakicës.

Me 2 Lekë u ul edhe çmimi i gazit të lëngshëm per automjetet, në ndryshim nga 2 vendimet e mëparshme. Nga kjo e premte, 1 litër gaz blihet me 81 Lekë nga 83 që ishte më parë. Çmimet e reja reflektojnë edhe uljen në tregjet ndërkombëtare.

Këto janë çmimet tavan të shitjes si me shumicë dhe pakicë, pasi firmat mund ta shesin edhe më lirë se sa vendimi i Bordit të Transparencës. Por për çdo subjekt që e tejkalon këtë tavan parashikohen gjoba apo edhe heqje të licencës nëse konstatohet veprim i përsëritur.

Tv Klan

/tvklan.al