Çmimi i naftës dhe benzinës në vendin tonë ka shënuar rritje edhe gjatë së mërkurës. Gjatë një vëzhgimi të bërë nga Klan News në disa pika të karburanteve në kryeqytet, siç vihet re dhe nga pamjet çmimi i naftës dhe benzinës varion nga 199-205 lekë.
Nëse i referohemi çmimeve në tregun e vendit tonë prej rreth 2 javësh nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme, tregtimi i hidrokarbureve ka njohur vetëm rritje. Ndërsa krahasuar me nivelin e çmimit para nisjes së luftës, rritja është rreth 24 lekë për litër ose 14% më shumë. Që prej nisjes së luhatjeve të çmimit të hidrokarbureve, është ngritur një task-force monitorimi për të ndjekur zhvillimet në treg.
Nga ana tjetër sipas agjencisë së lajmeve Reuters çmimet e naftës në tregjet globale u rritën me më shumë se 3% gjatë së martës, ndërsa sulmet iraniane ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe rrisin shqetësimet në lidhje me përkeqësimin e perspektivës për furnizimin global nëse nuk ka një zgjidhje të shpejtë të konfliktit të SHBA-ve dhe Izraelit me Iranin.
Reuters nënvizon se çmimet e naftës së papërpunuar Brent u rritën me 3.21 dollarë, ose 3.2%, në 103.42 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar amerikane West Texas Intermediate u rrit me 2.71 dollarë, ose 2.9%, në 96.21 dollarë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 