Në një kohë kur udhëtimet në Europën Perëndimore po përballen me burokraci dhe radhë të gjata në kufij për shkak të ndryshimeve në sistemet e hyrje-daljeve, sytë e udhëtarëve globalë dhe ekspertëve të turizmit po drejtohen nga një tjetër drejtim, Ballkani dhe veçanërisht, nga Shqipëria.
Condé Nast Traveller, një nga revistat më të njohura në botë për udhëtimet, turizmin dhe stilin e jetesës sugjeron për të vizituar gjatë vjeshtës pesë destinacione në Ballkan ku Shqipëria kryeson jo vetëm me malet dhe natyrën por edhe me vijën bregdetare.
Destinacioni që dikur quhej periferik, tashmë po shndërrohet në vendin e preferuar të atyre që kërkojnë origjinalitet, kosto më të ulëta dhe shmangie të turmave masive të perëndimit.
Shqipëria ofron një kombinim të topografisë, nga malet e larta e deri te gjiret bregdetare të virgjëra, ku ende në vjeshtë mund të shijohet bregdeti për shkak të temperaturave të favorshme dhe mungesës së turmave që janë gjatë Korrikut dhe Gushtit.
Në artikull sugjerohet vizita në Malin e Dajtit, pranë Tiranës, apo eksplorimi i shtigjeve të famshme ndërkombëtare si Majat e Ballknait, një unazë prej afro 200 kilometrash që lidh Shqipërinë me Kosovën dhe Malin e Zi.
Ndryshe nga vendet e tjera europiane, ku turizmi ka marrë përmasa industriale, Shqipëria dhe rajoni përreth ofrojnë një qasje ndryshe, hapësirë, relaks në resorte më intime, mundësi për not të lirë në liqene dhe plazhe dhe me një proces hyrjeje që mbetet i shpejtë e pa strese burokratike.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 