Italia po tenton që të joshë Antonio Konten, por nga Anglia trajnerit i ka ardhur një ofertë e parezistueshme. Çelsi kërkon që ta rikthejë sërish 54 vjeçarin në “Stamford Bridge”.

Në Premier Ligë Conte do të vazhdonte të fitonte shifra të çmendura dhe do të kishte në dispozicion kapital të madh për të realizuar blerje yjesh. Në Itali diçka e tillë është e pamundur për të, nisur nga opsionet qe ka. Interes për 54 vjeçarin ka edhe nga Milani, me tifozët që e dëshirojnë, por edhe nga Napoli.

Blutë e Londrës janë gati që të paguajnë Konte-n 8 milionë euro në një sezon, një shifër e tillë është gati sa dyfishi që janë të gatshme të japin klubet italiane. Presidenti i anglezëve Tod Boeli i ka bërë të qartë italianit  se do të ketë të gjithë mbështetjen e mundshme financiare, nëse pranon të rikthehet në “Stemford Brixh”, raporton “sportmediaset”.

Konte ka qenë pjesë e Çelsit në vitet 2016-2018. Ai ka udhëhequr ekipin drejt fitimit të Premier Ligës në 2017 dhe të FA Cup një vit më pas.

Klan News