Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Chelsea

Fitore me përmbysje ndaj Chelsea, Manchester City ngjitet në renditje

Manchester City regjistroi fitoren e dytë radhazi në Premier League, pasi mposhti Chelsea-n me përmbysje, me rezultatin 3-1. Sukses i rëndësishëm për “qytetarët”, që ngjiten në renditje. Londinezët kaluan në avantazh me Madueke në minutën e 3-të, por Gvardiol barazoi në minutën e 42-të. Fraksioni i dytë foli i gjithi për City-n, që shënoi edhe...

Janar 25, 2025

Nuk e duan më tek Everton? Kthimi i Brojës te Chelsea

Tek Everton nuk e duan më Armando Brojën, i cili do të mungojë deri në prill për shkak të dëmtimit të pësuar më 9 janar në ndeshjen e FA Cup ndaj Peterborough. Ideja për ta kthyer ishte prej kohësh, por për t’i bindur drejtuesit e Chelsea do të marrin në huazim një tjetër lojtar, i...

Janar 25, 2025

Manchester United dhe Chelsea projektojnë shkëmbimin Garnacho-Nkunku

Manchester United dhe Chelsea po konsiderojnë një shkëmbim në këtë merkato, i cili nëse realizohet do të bënte bujë të madhe. Sipas Florian Plettenberg, bëhet fjalë për Alejandro Garnacho dhe Christopher Nkunku. Dy sulmuesit nuk po gjejnë hapësira në skuadrat e tyre dhe po përgatiten për aventura të reja, ndërsa shpëtimi mund të vijë nga...

Janar 25, 2025

Rekord në merkaton e femrave

Chelsea ka blerë qendërmbrojtësen e San Diego Wave, Nejomi Girma, për një tarifë që përbën rekord botëror në merkaton e futbollit të femrave. Girma është lojtarja e parë që thyen shifrën e 1 milion Eurove. Chelsea ka mundur konkurencën, pasi për futbollisten me origjinë Etiopiane interesoheshin Arsenal dhe Lyon. Girma, 24 vjeç, ka rënë dakord...

Janar 22, 2025

Broja bëhet çështje mes Everton dhe Chelsea

Nuk ka qetësi për Armando Brojën. Dëmtimi i fundit në kyçin e këmbës, ka shtuar problemet për sulmuesin e Shqipërisë. Trajneri i Evertonit, David Moyes, deklaroi se po mendohet që të ndërpritet huazimi dhe lojtari të rikthehet te Chelsea, klub që ka kartonin e shqiptarit. Megjithatë, nga kjo situatë e krijuar “Blutë e Londrës” nuk...

Janar 17, 2025
Armando Broja

Atalanta ka interes për Armando Brojën

Armando Broja është në listën e dëshirave të Atalantës në këtë merkato dimri. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është i huazuar tek Evertoni deri në fund të sezonit, por bergamaskët kanë shfaqur interes për shërbimet e tij. Broja përfaqëson një emër tashmë të përmendur në Zingonia. 23-vjeçari, i cili vazhdon rekuperimin pas një dëmtimi të marrë,...

Janar 8, 2025
Armando Broja

Broja qetëson stafin e Everton, zbulohet sa do të mungojë

Armando Broja ka qetësuar stafin e Everton. Sulmuesi i Shqipërisë, u dëmtua në ndeshjen e kampionatit ndaj Bournemouth, duke u zëvendësuar pas vetëm 32 minutave lojë. Broja ndjeu dhimbje pasi goditi fushën dhe e kishte të vështirë për të vazhduar lojën. Nga Anglia raportohet se nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të rëndë. Shqiptari do...

Janar 7, 2025

Manchester City “shkelmon” krizën, tjetër zhgënjim nga Chelsea

Manchester City duket se i ka dhënë fund krizës dhe është rikthyer te rezultatet pozitive. “Qytetarët” regjistruan fitoren e dytë radhazi në Premier League, pasi mposhtën me shifrat e thella 4-1 skuadrën e West Ham. Dopieta e Haaland, goli i Foden dhe autogoli i Coufal, i dhanë suksesin skuadrës së Guardiolës. Me këtë fitore, City...

Janar 4, 2025

Chelsea shtanget nga Fulham, Nottingham triumfon ndaj Tottenham-it

Chelsea regjistroi ndalesën e dytë radhazi në Premier League, pas barazimit me Everton një javë më parë. Blutë e Londrës u mposhtën me përmbysje nga Fulham me rezultatin 2-1. Palmer zhbllokoi rezultatin në minutën e 16-të, ndërsa fraksioni i dytë ishte tjetër histori. Wilson barazoi shifrat në minutën e 82-të, para se Muniz me golin...

Dhjetor 26, 2024

Ndalet Chelsea, zhgënjen sërish Manchester United

Katër ndeshjet e Premier League, të vlefshme për javën e 17-të, prodhuan rezultate surprizë. Chelsea u ndal në barazim pa gola nga Everton në transfertë. Pavarësisht rasteve të shumta për shënim, londinezët nuk e dërguan dot topin në rrjetë. Me këtë barazim, Chelsea mban vendin e dytë me 35 pikë, ndërsa Everton renditet në vendin...

Dhjetor 22, 2024