Tifozët shpalosin banderolën, “Madhështia fitohet” dhe Cristiano Ronaldo i përgjigjet me gol. Portugezi shënoi edhe golin e tij të 980-të në karrierë këtë herë kundër Al-Diriyah të Berat Gjimshitit, duke iu afruar gjithnjë e më shumë shifrës historike të 1,000 golave zyrtarë.

Në moshën 41-vjeçare, ylli portugez vazhdon të dëshmojë se ambicia dhe instikti para portës nuk njohin moshë. Me fanellën e Al-Nassr, Ronaldo gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 23-të, pas një aksioni të krijuar nga Kingsley Coman.

Pas gjuajtjes së Coman dhe pritjes së portierit, Ronaldo reagoi shpejt brenda zonës së penalltisë për të realizuar golin e radhës.

41-vjeçari po përballet edhe me një periudhë delikate në raport me kombëtaren portugeze, mes raportimeve për tensione me trajnerin Jorge Jesus dhe zhvillimeve që lidhen me të ardhmen e tij ndërkombëtare.

Megjithatë, objektivi i tij madhor mbetet i pandryshuar. Me 980 gola zyrtarë, portugezit i duhen edhe 20 rrjeta për të prekur shifrën e 1,000 golave, një arritje që do ta vendoste edhe më tej në histori si një prej sulmuesve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

“Madhështia fitohet” duket se është më shumë se një slogan për CR7, i cili vazhdon të ndjekë rekorde të reja dhe të sfidojë kufijtë e futbollit edhe në këtë fazë të karrierës së tij.

Klan News

/tvklan.al