Ai ishte nën hetim për abuzim me fondet, studiuesit thonë se vaksinat i kishte bërë në 29 muaj

Një 62 vjeçar gjerman është vaksinuar 217 herë ndaj Covid-19. Rasti i çuditshëm ka tërhequr vëmendjen e mjekësisë për ta studiuar, dhe organizmi i tij nuk ka shfaqur as efekte anësore.

Sistemi i tij imunitar nuk është dobësuar e mbi të gjitha nuk është prekur nga Sars cov 2.

Çështja në fjalë etiketohet si e jashtëzakonshme, ndërsa kërkuesit e studjuesit janë vënë në dijeni për historinë nga mediat, ku 62 vjeçari ishte nën hetim për abuzim me fondet, pasi kishte bërë 130 vaksina në 9 muaj.

Ekipi shkencor kërkoi t’i nënshtrohej disa testeve, dhe rezultoi se përtej atyre të cituara nga mediat, ai kishte bërë edhe 87 vaksina të tjera, me një total prej 217 dozash, nga 8 tipologji të ndryshme brenda 29 muajve.

Nga analizat rezultoi se disa aspekte të mbrojtjes së tij imunitare ishin më të forta në krahasim me ata që kanë bërë 3 doza, por funksionaliteti ishte i njëjtë. Antitrupat kishin reaguar dhe ishin rritur edhe pas dozës së 217-të. Aftësia e antitrupave të tij për të neutralizuar Sars cov 2 rezultonte 11 herë më e lartë se te njerëzit që kanë marrë 3 doza, dhe kjo fale vetem numrit më të lartë të antitrupave dhe jo cilësisë së tyre.

Rasti ngjalli habi dhe u studiua, por komuniteti shkencor në përfundim sugjeron që 3 doza kanë qenë dhe janë mëse të mjaftueshme, pavarësisht se në rastin në fjalë nuk ka patur efekte negative për shëndetin.

Klan News