Pas më shumë se 6 muajsh nga zhvillimi i zgjedhjeve të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportin e plotë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për shpenzimet e tyre në fushatë.

Partia Socialiste ka shpenzuar në total 180 milionë lekë në zgjedhjet e 11 majit. Mitingje, tubime dhe aktivitete në fushatë përbëjnë pjesën më të madhe të shpenzimeve, me fatura që shkojnë nga 20 mijë deri në mbi 1.6 milion lekë për event.

Në pasqyrat financiare të publikuara, rezulton se Partia Socialiste ka shpenzuar mbi 14 milionë lekë për reklama dhe menaxhim të fushatës në rrjete sociale.

Ndërkohë, Partia Demokratike në zgjedhjet e 11 majit ka shpenzuar në total mbi 2.1 milionë euro. Sipas raportit të dorëzuar në KQZ nga PD, më shumë se gjysma e shpenzimeve të totalit në fushatë ka shkuar për konsulencën e Chris LaCivita, përkatësisht 1.4 milionë euro.

Klan News

/tvklan.al