Ngrohtësia e nënës gjatë fëmijërisë i bën fëmijët adultë më të mirë. Influencon shumë pozitivisht mbi personalitetin, sukseset shkollore e më pas edhe ato profesionale. Sipas kërkimeve të publikuara në revistën shkencore “American Psychologist”, dashuria dhe lidhja që nëna vendos me fëmijën e saj ndikon në mënyrën e rritjes dhe është vendimtare në personalitetin e tyre, aftësitë, por edhe në shëndet.

Studimi ka vëzhguar 2230 binjakë identikë në Britaninë e Madhe duke konsideruar veçanërisht marrëdhënien nënë-fëmijë përgjatë moshës 5-10 vjeç, për të analizuar sesi sjellja e prindit ndikon në zhvillimin e tij në moshën 18-vjeçare me të ashtuquajturit “Big Five”. Bëhet fjalë për 5 anë karakteriale, socializimi ose të qenit natyrë e hapur apo e mbyllur, dashamirësi ose mungesë mirësjelljeje, mentalitet i hapur ose i mbyllur, vetëvlerësim ose e kundërta si dhe stabilitet emocional apo nevrastenik.

Rezultatet treguan qartë se në rastet që mamatë janë mjaft të dashura dhe e transmetojnë këtë sjellje të ëmbël tek fëmija i vet, këta të fundit janë me të gjithë 5 elementet e personalitetit pozitiv, në krahasim me ata që kishin një prind më të ftohtë si natyrë.

Pra mënyra si i trajtojmë fëmijët, lë shenja të forta pozitive ose negative tek ta, me ndikim për gjithë jetën, gjë që duhet të ndërgjegjësojë të gjithë prindërit, por edhe shoqërinë, që dashuria dhe transmetimi i saj sjell vetëm mirësi për fëmijët tanë.

Klan News