Jozefina Topalli: “Sot jemi në vazhdim të procedurës të hapur nga data 6. Ndërkohë pardje është depozituar në kuvend një shkresë për variantin që paraqiste LSI-ja për ndryshimet Kushtetuese, por që në fakt nuk plotëson kriteret formalo juridike sepse duhet numri i caktuar i deputetëve, por ato duket me atë shkresë kanë dashur që të përcjellin vullnetin e tyre politik. Ndërkohë që përpara se të vija këtu është depozituar një iniciativë e PS për ndryshime kushtetuese, të cilat në fakt janë përtej imunitetit. Megjithatë secili ka të drejtën që të përcjellin dhe të bëjnë paraqitjen e iniciativave të paraqitura.”
Ilir Rusmaili: “Ky dokument nuk është pjesë e këtij rendi dite. Ky dokument nuk është pjesë e kësaj mbledhje. Ky dokument nuk vjen dot këtu,ky dokument duhet të shkojë në konferencën e kryetarëve, të marrë ok nga konferenca e kryetarëve. Të futet me procedurë sipas rregullores së kuvendit, është nisëm tjetër, ka objekt tjetër dhe unë kërkoj procuderialisht zonja kryetare që ne këtë gjë ta zgjidhim përpara se të bëjmë çdo lloj debati, sepse është kërkesë. Ky dokument nuk mund të jetë pjesë e kësaj nisme dhe nuk na lejon ne të shprehemi për të. Unë kam shuam gjëra për të thënë, të mira dhe të këqija për përmbajtjen e këtij dokumenti, por unë nuk i them dot se duhet të shkel rregulloren pastaj. Kështu që unë do të kërkoja që këtë dokument neve ta heqim nga tryeza jon si dhe dokumentin e mëparshëm të kolegut Naço dhe pastaj të koncentrojmë debatin tonë në parim për nismën që është paraqitur në përputhje me rregulloren dhe amendamentet pastaj t’i trajtojmë kur kemi debatin nen për nen.”/tvklan.al












Botërori 2026 