Kuvendi, kalon me super maxhornacë buxhetin shtesë i vitit 2010

Kuvendi kaloi me 75 vota të mazhorancës ndryshimin në ligjin për buxhetin e vitit 2010, duke mbyllur kështu seancën e fundit të kij sesioni parlamentar.

Më herrët në krye të seancës Kryeministri Berisha deklaroi, se ndryshimet në buxhet janë bërë si pasojë e realizimit të të ardhurave fiskale dhe nga dinamizmi i përparësive të zhvillimit të vendit.

 Duke u ndalur te rritja ekonomike që shënoi Shqipëria, në një kohë kur financat e vendeve më të zhvilluara të botës u preken nga kriza, Berisha tha se ekonomia jonë ka dyfishuar rritjen e saj.

Rishikimi i buxhetit për vitin 2010-t parashikon shkurtimin e shpenzimeve në 39 miliard lekë dhe në nivel të ardhurash në 27.3 miliard lekë.

Sali Berisha: “Ndryshime të cilat janë bërë të domosdoshme nga realizimet e të ardhurave fiskale. Janë bërë të domosdoshme nga dinamizmi i përparësive të zhvillimit të këtij vendi. Në qoftë se në vitin 2004 në 6 muajt e parë të vitit 2004 ju mblodhët 50 miliard në vitin 2010 në gjashtë muajt e parë me taksat dhe tatimet ky vend ka mbledhur 104 miliard. Në qoftë se besojmë se ky është një tregues i dyfishimit ekonomik, ekonomia shqiptare dyfishoj rritjen e saj. Urdhëroni e gjitha është transaksion bankar. Në vitin 2005 kemi gjetur një borxh prej 72%. E zbritëm atë borxh në vitin 2008 në 55%. U rrit më vitin 2009 në 59.5%, ndonëse borxhi shqiptar është borxhi më beninj në Evropë”.

Ndërsa në emër të opozitës kreu i grupit kuvendor Gramoz Ruçi e akuzoi kryeministrin Berisha për atë që ai e cilësoi krizë ekonomike politike, institucionale në të cilën ndodhet vendi.

Gramoz Ruçi: “Ju thoni që s’ka krizë. Opozita shqiptare të ka paralajmëruar për krizën dhe mbi të gjitha të ka paralajmëruar që t’i të ndryshoje buxhetin qysh në dhjetor, por u vonove 9 muaj z Kryeministër. Po të kishe dëgjuar alternativën e alarmit që të dha opozita, nuk do të ishte në këtë derexhe ekonomia shqiptare sot. E pra z. kryeministër ju erdhët këtu, ju erdhët këtu që të bëni demagogjinë e radhës dhe mashtrimin e radhës për shqiptarët”.

Më tej Berisha ftoi opozitën që të ndalë sulmin e nisur nga pseudo-ekonomisë sa i përket rritjes së pagave dhe pensioneve duke thënë se kjo reformë do të vijojë edhe më tej.

Sali Berisha: “Ju më thoni se po shkurtohet buxheti. Po rriten rrogat ju them unë ju. Unë e di që ju do të donit që ne të mos i rrisim rrogat. Keni ju ndjenja  për ata pensionistë. Si mund ngriheni në këtë mënyrë? Të nxjerrim Shkëlqim Canin shqiptareve  është një lloj si t’u nxjerrsh një dordolec ekonomist. Krijoni një komision hetimor, hajdeni merrni shifrat, zotëri urdhëroni t’ju japim çdo të dhënë që doni, por mos bëni nihilizmin si doktrinë tuajin se në mënyrë absolute vetëm sa u zvogëlon çdo ligj”.

Për Kreun e Grupit Kuvendor Socialist Ruçi vendi ndodhet në krizë të thellë, si pasojë e monopoleve dhe e korrupsionit në vend.

Gramoz Ruçi: “Sa i përket asaj që ju thoni që ne trumbetojmë me të madhe se rritja pensioneve qenka fatkeqësi, jo bë atë kuptim që doni dhe ju pëlqen ta interpretoni ju. Rritja e pensioneve është qesharake z. Kryeministër, për arsye se jetesa e tyre është shpronësuar në mënyrë galopante. PO ndodhin nga keqqeverisja juaj. Ndodhin nga keqqeverisja juaj se këtu tek ne lulëzojnë monopolet e krijuara nga ju. Se këtu lulëzojnë licencat korruptive të qeverisura nga ju, e këtu lulëzojnë transaksionet korruptive”.

Por ka qenë votimi nen për nen i ndryshimeve në buxhet, i cili u shoqërua me një incident në sallë, që degjeneroi në grushta mes deputetit demokrat Maliqi dhe socialistëve Kadelia, Braçe.

Siç e shini dhe nga pamjet kjo shishe uji që mban në dorë Braçe shkaktoi sherrin në sallë mes deputetëve, ndonëse punonjësit e Gardës tentuan disa herë për t’ia marrë./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro

/tvklan.al