Në kulmin e debatit rreth pavlefshmërisë së votimit për buxhetin e Tiranës, Sekretari i Këshillit Bashkiak deklaron se ka qenë ai që ka numëruar votat pro buxhetit ditën e martë dhe rezultatin ja ka paraqitur kryetarit të këshillit Sokol Dervishaj, ashtu siç edhe e parashikon rregullorja për funksionimin e Këshillit të Bashkisë së Tiranës.

Vladimir Gjonaj: “Pas numërimit si zakonisht ja raportuam rezultatin kryetari të këshillit për të bërë shpalljen e vendimit të marrë nga këshilli. Fillimisht rezultati i votimit u pranua nga kryetari i këshillit bashkiak, madje pasi u verifikua dhe nga ai vetë, por vetëm pak më pas. Kryetari i këshillit shpalli çuditërisht pa rregullsinë e votimit, gjë që ndodh për herë të parë që kur unë kryej këtë detyrë dhe për sqarim unë nuk jam i ri në këtë detyrë por kam 3 mandate. Detyrën e numërimit zyrtarë të votave dhe nxjerrjes së rezultatit zyrtarë e ka vetëm sekretarja e këshillit”.

Kjo deklaratë e sekretarit të këshillit bashkiak vjen një ditë, pasi kreu i bashkisë së Tiranës Edi Rama, e quajti votimin për buxhetin më se të rregullt dhe legjitim. Ndërsa kryetari i këshillit Sokol Dervishaj, duke e konsideruar atë të pa vlefshëm, nuk ka nënshkruar as edhe një akt ashtu siç edhe parashikohet në ligj./tvklan.al

Operator Petrit Xhaferri