Niveli i dhunës së regjistruar në protestat e dy javëve të fundit ka qenë i paprecedentë.
Kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Ervin Demo i cili në një konferencë të përbashkët me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ndër të tjera tha se kjo situatë ka qenë sfidë e madhe për çdo efektiv.
Demo u ndal tek bilanci i të dëmtuarve në këto tubime, ndërsa një apel e bëri dhe për organizatorët e protestave, që sipas tij, përdorin të miturit.
Kreu i policisë, Skënder Hita tha se deri tani janë identifikuar 52 persona, të cilët janë përfshirë në akte të dhunshme.
Po ashtu ai u ndal dhe tek shqetësimet e ngritura organizatat e gazetarëve, ku rikonfirmoi rëndësinë e bashkëpunimit media-polici.
Deklarata e përbashkët e ministrit të Brendshëm, Ervin Demo dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita vjen një ditë para protestës kombëtare të thirrur nga PD, ku uniformat blu pritet të kenë në terren mbi 1200 efektivë, me qëllim menaxhimin e tubimit.
/tvklan.al












Botërori 2026 