Kjo fundjavë premton spektakël në Serinë A. Padyshim sfida kryesore e javës së pestë, do të jetë derbi mes Interit dhe Milanit.

Ky skuadra që njihen për rivalitetin e madh mes tyre, do të përballen me njëra-tjetrën, aty ku fitorja është detyrim.

Interi vjen me moralin e lartë, pas barazimit pa gola me Manchester City-n në Ligën e Kampioneve, ndërsa nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Milanin. Kuqezinjtë po kalojnë një moment të vështirë, me trajnerin Fonseca, që në rast humbje, rrezikon shkarkimin.

Disfata ndaj Liverpool, ka nxehur edhe më shumë situatën në kampin e “djallit”. Ndeshja Inter-Milan, është planifikuar të luhet të dielën në orën 20:45.

Përballje interesante është edhe ajo e së shtunës, ku Juventusi pret në shtëpi Napolin. Trajneri Antonio Conte, tashmë në stolin e të kaltërve, rikthehet në Torino, aty ku ka bërë historinë si lojtar i bardhezinjve, por edhe si trajner. Edhe në këtë sfidë spektakli është i garantuar, për shkak të rivalitetit mes dy ekipeve.

Nuk mungojnë edhe përballjet e tjera, siç është Fiorentina-Lazio apo edhe Roma-Udinese. /tvklan.al