Janë dërguar për te morgu i Fierit trupat e pajetë të çiftit Shefit dhe Dashuri Rrapaj. Krimi i rëndë ndodhi këtë të martë në fshatin Kume të rrethit Fier.

Siç raporton policia 80-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe më pas veten. Prej orës 14:30 ku raportohet të ketë ndodhur ngjarja e rëndë brenda familjes Rrapaj, hetuesit ndodheshin në banesë ku bënë ekspertizën mjekoligjore të dy trupave të pajetë.

Ende nuk dihet motivi i saktë që mund të ketë çuar në ngjarjen e rëndë mes çiftit. Shefit dhe Dashuri Rrapaj ishin prindër të nëntë fëmijëve, të cilët jetonin të gjithë jashtë shtetit.

Gazetarja e Klan News, Anila Sefa ka bërë të ditur se njëri prej djemve kishte rreth një muaj që ishte kthyer në Shqipëri.

/tvklan.al