Christa Pike është e vetmja grua në Tennessee, që në më shumë se 2 shekuj dërgohet për t’u ekzekutuar si e dënuar me vdekje.
Megjithatë, edhe pse iu bënë dy injeksione vdekjeprurëse mbrëmjen e të mërkurës, 50-vjeçarja mbeti gjallë.
Nuk e humbi vetëdijen, u ankua për dhimbje të forta dhe vazhdoi të kishte puls duke detyruar autoritetet ta ndërprisnin procesin dhe ta dërgonin me urgjencë në spital.
Ajo u dënua në vitin 1996 për një vrasje të kryer kur ishte 18 vjeç.
Për dekada me radhë, avokatët e saj kishin kërkuar uljen e dënimit në burgim të përjetshëm, duke paraqitur prova për trauma të rënda nga abuzimet fizike e seksuale në fëmijëri, si dhe dëmtime cerebrale të shkaktuara nga alkoolizmi i së ëmës gjatë shtatzënisë, të cilat i dëmtuan kontrollin e impulseve.
Protokolli i burgjeve në Tennessee përcakton vetëm dy sete injeksionesh për ekzekutimin e të dënuarve, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar çfarë hapash do të ndërmerren ndaj saj.
Guvernatori i Tennessee, Bill Lee, urdhëroi menjëherë një hetim të pavarur dhe pezulloi të gjitha ekzekutimet e tjera të planifikuara për këtë vit.
Ky shënon rastin e dytë të dështuar të ekzekutimeve në Tennessee brenda vitit 2026.
/tvklan.al












Botërori 2026 
