Dështon seanca e radhës në ngarkim të Sali Berishës dhe të bashpandehurve të tjerë.
Shkak u bë mungesa në sallë e Fatmir Bektashit dhe të avokatit të tij Sokol Hazizaj. Në këtë seancë ishte parashikuar që të jepnin deklarimet e tyre Ylli Pango dhe Violeta Shevja.
Gjykata i kërkoi SPAK listën e dëshmitarëve që duhet të njoftohen. Në sallë Ylli Pango u shpreh se e kishte të pamundur të vinte në seancën e radhës, pasi do të udhëtonte jashtë vendit. SPAK i kërkoi gjykatës që të vijnë në total 7 dëshmitarë mes tyre Paro Laçi dhe ish-ministri Genc Ruli.
Seanca e radhës u caktua për në datën 8 qeshor, ora 10:00. Pas daljes nga gjykata, Jamarbër Malltezi nuk i kurseu akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme.
Ish-kryeministri Sali Berish akuzohet për veprën penale të korrupsionit, përsa i përket privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 