Këtë të premte, 13 shkurt, Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 7 të miturit që morën pjesë në protestën e dytë kombëtare të thirrur nga opozita.
Të miturit, thotë gazetarja e Klan News, Glidona Daci, duhet të paraqiten në gjykatë 1 herë në muaj.
Katër protestuesit e moshës 17-vjeç, akuzohen për “goditje për shkak të detyrës”, “plagosje të rëndë me dashje”, “prishje të qetësisë publike”, “shkatërrim prone” dhe “kundërshtim të punonjësve të rendit”.
Në total, pas protestës së 10 shkurtit, u vunë në pranga 22 persona. 19 efektivë përfunduan në spital, dy prej tyre në gjendje të rëndë.
Nën hetim për këtë tubim janë vendosur edhe pesë anëtarë të Partisë Demokratike, Sekretari Organizativ Ervin Minarolli, si dhe katër deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu.
Situata më e tensionuar u shënua para Parlamentit. Protestuesit hodhën bomba molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të tyre. Uniformat blu reaguan me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.
Të dëmtuar kishte nga ana e protestuesve. Deputeti Bledion Nallbati u dërgua në spital pas goditjeve nga policia dhe hedhjes së gazit lotsjellës.












Botërori 2026 
