Çifti po kalon një periudhë jashtëzakonisht të vështirë, ndërsa përgatit ceremoninë në nderim të djalit të tyre, Presley Gerber, i cili ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare. Sipas të dhënave paraprake të hetimit, dyshohet se shkak ka qenë një mbidozë.
Sipas TMZ, Presley Gerber është kremuar në Rose Family Funeral Home dhe hiri i tij do të qëndrojë në shtëpinë e prindërve të tij në Malibu. Megjithatë, Cindy Crawford dhe bashkëshorti i saj, Rande Gerber, dëshirojnë të organizojnë një ceremoni për të nderuar kujtimin e tij, edhe pse dhimbja emocionale ua ka bërë të vështirë të merren me detajet e organizimit.
“Është e vështirë të marrësh vendime të tilla kur të gjithë po përballen me një ngarkesë të madhe emocionale”, tha një burim për People të hënën, më 28 shtator.
Burimi shtoi se prioriteti i çiftit është që ceremonia të mbetet private, “pa praninë e mediave apo paparacëve”.
Një tjetër burim tha për të njëjtin publikim se Crawford, 60 vjeç, dhe bashkëshorti i saj ende po përpiqen të vendosin për detajet e ceremonisë.
“Duam që të jetë një ceremoni shumë e vogël dhe intime, por në jetën e Presleyt kishte kaq shumë njerëz që e donin dhe numri i personave që kanë kontaktuar me ta për të marrë pjesë është i madh”, tha burimi.
Sipas raportimeve, çifti po planifikon ta zhvillojë ceremoninë përkujtimore në Malibu të Kalifornisë, një vend i lidhur ngushtë me djalin e tyre për shkak të “dashurisë së tij për sërfin dhe detin”.
Presley Gerber, djali i modeles Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber, ndërroi jetë më 20 shtator në një qendër rehabilitimi në Santa Monica, Kaliforni, ku kishte shkuar për trajtim.
/tvklan.al












Botërori 2026 
