Gjatë raportimit në Komisionin e jashtëm Kryenegociatorja Dhuka theksoi se deri më tani janë vendosur 101 kushte për mbylljen e 31 kapitujve.

Për arritjen e standardeve sidomos në sigurinë ushqimore, sipas Dhukës kërkohen investime të mëdha.

“I gjithë progresi i arritur gjatë 2025 është produkt i vullnetit politik i të gjithë faktorëve politik, i disiplinës institucionale dhe i çdo nëpunësi dhe reformatori që ka punuar në këtë drejtim. Ky progres është shprehje e qartë e mbështetjes politike të vendeve anëtare të KE-së. Hapja e 33 kapitujve me BE me të cilat Shqipëria negocion dhe deri tani BE i ka paraqitur vendit tonë 101 kushte për mbylljen e 31 kapitujve. Kemi punuar intensivisht për mbylljen e negociatave dhe kemi hartuar 31 draft pune për plotësimin e 101 kushtet e vendosura nga BE, ku në shumicën e tyre janë ndryshime ligjore”, tha kryenegociatorja me BE-në, Majlinda Dhuka.

Deputetja e opozitës, Tabaku kërkoi transparencë për këtë proces.

Në kuadër të reformave të kërkuara nga BE-ja, qeveria shqiptare ka miratuar gjatë vitit 2025 të paktën 222 akte ligjore dhe nënligjore.

Klan News

/tvklan.al