Historitë e dhunës janë tipike në vendin tonë, e një të tillë sot në emisionin “Historia Ime” në Tv Klan, me lot në sy na e sjell një grua, një nënë e re 33-vjeçare e cila është përballur dhe ka sakrifikuar çdo gjë në jetën e saj për familjen dhe 4 fëmijët e vegjël.

E martuar me shkuesi, e dhunuar për 15 vite martesë pa asnjë mbështetje nga familja e saj. Ajo ka duruar varfërinë dhe dhunën nga bashkëshorti kundrejt saj dhe fëmijëve. Pasi arrin të shpëtojë nga dhuna dhe bashkëshorti futet në burg, ajo vazhdon të ndihet e rrezikuar dhe e frikësuar se çfarë do të ndodhë kur ai të jetë i lirë. 33-vjeçarja kërkon ndihmën e shtetit për veten dhe fëmijët e saj, të cilët janë në gjendje të rëndë ekonomike, aq sa rrezikojnë edhe mbijetesën.

Gruaja: Çdo gjë që kaloja në atë shtëpi, e mbaja përbrenda dhe nuk ja tregoja prindërve. Vjehrra na ndau, punë bujqësie në Divjakë, unë mbaja djalin. Filluan sherret.

Mirela Milori: Zotëria ndodhet në burg për dhunën që ka ushtruar ndaj saj dhe 4 fëmijëve. Si ishit nga ana ekonimike?

Gruaja: Shumë keq. Pas dy vitesh vjen vajza në jetë dhe gjërat bëhen më shumë të vështira. Kam 15 vite martesë dhe dhuna u bë sistamike në sy të 4 fëmijëve.  

Mirela Milori: Për dhunën e ushtruar kishte shkuar në polici?

Gruaja: Kisha urdhër mbrojtje, shkova në polici sepse më dhunoi shumë keq, më la shenja në trup dhe fytyrë. Më ka qëlluar me tigan, me grushta, me shkelma në bark. Vajza del jashtë e merr babain tim në telefon dhe babai e merr policinë dhe i thotë vajza ime është shumë keq, shkoni tek shtëpia e tyre.

Fëmijët përpiqeshin ta tërhiqnin të atin, por ai më kap shumë ngushtë, unë nuk lëvizja dot dhe më kap për fyti me thonj. Djali e tërhqite dhe i thoshte lere mamin, e mbyte. Unë po e bëja me dorë që nuk po marr dot frymë. Prej djalit që ndërhyri unë shpëtova dhe jam gjallë vetëm prej tij. Vajzat qanin i luteshin të më lëshonte.

Policët vijnë e kapin direkt, unë isha e gjakosur, ai i qëlloi edhe djalin me grusht në kokë sepse i tha pse s’më le ta vrisja. Unë mora një dru dhe e godita sepse nuk mund të shikoja ta godiste djalin. Djali ishte shumë keq, po dridhej dhe thashë o unë ti, vetëm fëmijët mos i prek. Më tha mbaje mend, kur të ikë djali në shkollë unë do të të therr. /tvklan.al