Komisioni i Disiplinës në Federatën e Futbollit e dënoi Partizanin me dy ndeshje pa tifozë, për shkak të sulmit të tyre ndaj fotografit të Flamurtarit. Për administratorin e klubit vlonjat, Sinan Idrizi, ky nuk është problemi i vetëm i futbollit shqiptar. Për të kthyer normalitetin në stadiume, për të është e rëndësishme privatizimi i klubeve dhe ashpërsimi i ligjeve.

Idrizi vazhdon të jetë kundër rikthimit të forcave të policisë në brendësi të stadiumeve.

Kreu i klubit vlonjat ia faturon një pjesë të ndeshjeve të humbura jo drejtpërdrejt kundërshtarëve në fushë. Idrizi i referohet arbitrave.

Ai lëshon edhe një akuzë të fortë kundër sistemit të futbollit në Shqipëri.

Flamurtari i sivjetshëm u projektua si skuadër për të dalë kampion, por aktualisht me largimet për shkak të mungesës së financave është në garë për të qëndruar në Superligë.

Tv Klan