Shqiptarë nga diaspora u mblodhën sot në Zyrih të Zvicrës, në një protestë në mbështetje të 4 ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Tubimi u mbajt në sheshin Helvetiaplatz, ku protestuesit dolën me flamuj kombëtarë dhe dhe simbole të UÇK-së, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj dënimeve të ish-krerëve të UÇK-së.

Tubime të ngjashme u mbajtën edhe në shtete të tjera të Europës, si në Austri dhe në Gjermani, si dhe në Kanada.

/tvklan.al