Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit. Sipas policisë zjarri ka rënë në mjetin tip “Pasat”, në pronësi të shtetasit E.Ç. i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës. Si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./tvklan.al