Pesë ndeshje në drejtimin e Dinamos, 3 fitore dhe dy barazime. Ilir Daja ngjit blutë në krye të renditjes dhe pozicionon skuadrën si një nga pretendentët e sezonit.

Ndeshja e parë e javës së 8 të Superligës ndaj Laçit u fitua 2-1. Sfida e luajtur në Elbasan Arena u dominua nga ekipi i Ilir Dajës. Goli i parë erdhi në minutën e 22 nga Itodo.

Me fillimin e së dytës shënoi edhe Zabërgja.

Dinamo administroi lojën deri në fundin e saj. Ishte lojë e luftuar nga të dy krahët dhe goli i kurbinasve erdhi në minutën e 7 shtesë nga Arlind Kurti.

Dinamo është në kuotën e 14 pikëve.

Tv Klan