Pasojat e sulmit izraelit ndaj Haret Hreik në Liban



Sulm i rëndë në Bejrut
Avionë luftarakë izraelitë kanë goditur një apartament me tre raketa në afërsi të Haret Hreik, në periferinë jugore të Bejrutit, raporton Al Jazeera duke cituar Agjencinë Kombëtare të Lajmeve të Libanit (NNA).
Sipas raportimeve, avionë luftarakë janë parë gjithashtu duke fluturuar në lartësi shumë të ulët mbi Luginën e Bekaa-s.
Trump thotë se Shtetet e Bashkuara do të marrin uranium nga Irani
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se Washingtoni do të marrë uranium të pasuruar nga Irani, ndërsa të dy vendet po përballen me vështirësi në arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, raporton Reuters.
“Ne do ta marrim atë”, i tha Trump një gazetari ndërsa largohej nga një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë.
Një nga objektivat kryesore të Trump gjatë nisjes së sulmeve ushtarake ndaj Iranit ishte të sigurohej që Teherani të mos zhvillojë armë bërthamore. Irani ende nuk ka dorëzuar më shumë se 408 kilogramë uranium shumë të pasuruar.
Ushtria amerikane qëllon anijen me flamur iranian në Gjirin e Omanit
Ushtria amerikane thotë se avioni i saj luftarak detar në Gjirin e Omanit qëlloi dhe çaktivizoi timonin e një anijeje cisternë me flamur iranian, e cila u përpoq të thyente bllokadën amerikane të porteve iraniane.
Thuhet se forcat amerikane e paralajmëruan anijen se po shkelte bllokadën, por ekuipazhi i saj “nuk i përmbushi paralajmërimet e përsëritura”, kështu që një avion amerikan F/A-18 Super Hornet “çaktivizoi timonin e tankerit duke qëlluar disa plumba nga topi i tij 20 mm”, tha CENTCOM në një postim në X.
Ai shtoi se anija që ata shënjestruan “nuk po kalon më tranzit drejt Iranit”.
Netanyahu konfirmon sulmin izraelit ndaj komandantit të Hezbollahut
Netanyahu ka konfirmuar sulmin ndaj komandantit të Forcës Radwan të Hezbollahut në Bejrut dhe tha se ai dhe Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, kishin udhëzuar ushtrinë për të kryer sulmin.
Sulmet izraelite në Liban lënë 15 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve izraelite në disa zona të Libanit, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë e Libanit.
Sipas autoriteteve, një sulm në lagjen Jnah të Bejrutit shkaktoi vdekjen e të paktën pesë personave dhe plagosjen e 52 të tjerëve.
Ndërkohë, një tjetër goditje që kishte në shënjestër një ndërtesë banimi në Ain Saadeh, në lindje të kryeqytetit, la tre persona të vrarë dhe tre të plagosur.
Në jug të vendit, në qytetin Kfar Hatta, një sulm tjetër rezultoi me të paktën shtatë viktima, mes tyre edhe një vajzë katërvjeçare.
Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet në terren.
Bota në ankth, Irani shqyrton propozimin amerikan
Irani ka deklaruar se po vlerëson propozimin e Shteteve të Bashkuara për zgjidhjen e krizës.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme tha se vërejtjet do t’i përcillen Pakistanit, i cili po vepron si ndërmjetës.
Negociatat mes palëve po zhvillohen përmes kanaleve diplomatike indirekte.
Turizmi në Dubai në pauzë, hotelet luksoze mbyllen për rinovim

Park Hyatt Dubai, Armani Hotel Dubai brenda Burj Khalifa, St. Regis Dubai The Palm, Anantara World Islands Dubai Resort, JW Marriott Marquis Hotel Dubai, Radisson Blu Hotel Dubai Media City (të gjitha hotele në Dubai). Lista është e gjatë…
Me turizmin të ngrirë për shkak të situatës aktuale gjeopolitike, Dubai ndalon dhe shfrytëzon rastin për t’u rinovuar.
Sektori i mikpritjes është në pauzë. Shumë prej hoteleve më të njohura dhe luksoze të metropolit emirat mbyllen për restaurim, duke përfituar nga kjo periudhë qetësie për të përditësuar dhomat, restorantet, qendrat spa (të relaksit) dhe shërbimet, me shpresën për të rikthyer së shpejti turistët nga e gjithë bota.
Por rinovimi më i përfolur është ai i Jumeirah Burj Al Arab, simbol i vetë qytetit dhe pjesë e Jumeirah Group, i cili mbyllet për herë të parë që nga hapja për një restaurim të thellë të hapësirave të tij… Lexo më shumë
Trump paralajmëron Iranin: Nënshkruani marrëveshje ose do bombardoheni
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në platformën Truth se nëse Irani pranon marrëveshjen e propozuar, konflikti do të përfundojë dhe situata në Ngushticën e Hormuzit do të normalizohet.
Ai pretendon se në rast refuzimi, SHBA-të do të nisin bombardime “me intensitet shumë më të madh se më parë”. Trump premtoi se nëse Irani pranon kushtet amerikane, operacioni “Epic Fury” do të përfundojë.
Teherani: Po shqyrtojmë propozimin amerikan me 14 pika
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka konfirmuar për CNN se Teherani po “shqyrton” propozimin e paqes me 14 pika të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara.
Sipas tij, procesi i vlerësimit është ende në zhvillim dhe nuk është marrë ende një vendim përfundimtar.
Autoritetet iraniane po analizojnë përmbajtjen e dokumentit dhe kushtet e propozuara nga Uashingtoni.












Botërori 2026 
