Dita e dytë me mbi 100 të infektuar në Maqedoninë e Veriut



Dita e dytë me mbi 100 të infektuar në Maqedoninë e Veriut

20:27 04/06/2020

Nga sonte karantinë 80-orëshe për disa komuna

Maqedonia e Veriut për dy ditë me radhë shënon mbi 100 të prekur nga COVID-19. Sot janë regjistruar 120 raste të reja, që paraqet një shifër rekord që nga fillimi i pandemisë.

Autoritetet shëndetësore, ditëve në vijim presin zbutjen e infektimeve të reja, por edhe kontrolle më të ashpra nga organet e rendit.

“Dua të dërgoj një apel deri tek institucionet përgjegjëse që duhet të kontrollojnë dhe sanksionojnë, që ky kontroll të shprehet posaçërisht në terren”, është shprehur ministri i Shëndetësisë.

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut vlerësojnë se edhe lajmet e rreme kanë shkaktuar rritjen e numrit të të prekurve.

Sot ne kemi situatë kur familjarë lajmërohen për të intervenuar tek klinika infektive që prindërit e tyre mos t`i vendosin në respiratorë, sepse është krijuar bindje se nëse shkojnë në klinikën infektive, ato nuk do të dalin të gjallë nga aty”, ka thënë zv/Kryeministri Bujar Osmani.

Ndërkohë, pas dy javësh, sërish rikthehet ora policore. Nga e enjtja në orën 21:00 disa komuna të vendit, siç janë Shkupi, Tetova e Kumanova futen në karantinë 80-orëshe.

Tv Klan



Të ngjashme