Mijëra qytetarë në të gjithë vendin kanë festuar ditën e verës. Elbasani dhe Tirana janë dy qytetet që kanë patur edhe fluksin më të madh të qyetarëve që kanë mbushur sheshe e rrugë për të festuar.
Elbasani, si çdo vit, ka mbledhur në festë, qytetarë nga të disa qytetet e Shqipërisë.
Festa në kryeqytet është shtrirë përgjatë bulevardi Dëshmorët e Kombit, ku në të gjithë gjatësisë e tij janë zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike.
Aktivitete e organizura nga Bashkia e Tiranës, të vendosura përgjatë pedonales dhe parkut Rinia kanë tërhequr vëmndjen e të gjitha grupmoshave.
Muzika ishte kryefjala e aktiviteteve të organizura në këtë ditë, por nuk munguan as panairet.
Ballokumet tradicionale të ditës së verës, gjendeshin në shitje në thuajse çdo cep të kryeqytetit.
Iu gëzuan më shumë kësaj feste fëmijët. Ata të qendrës Majk, që organizon çdo vit aktivitete për ditën e verës, e festuan ndryshe këtë ditë. Të gjithë provuan eksperiencën e parë në sportin e hipizmit. Secili prej tyre kishte përgatitur nga një balonë për ta ngritur në qiellin e kaltër të kësaj dite vere.












Botërori 2026 