Divjaka mbetet vendi ideal për pushuesit e natyrës dhe aventurës. Parku Kombëtar është në listë i pari për t’u zbuluar për turistët, ku gjithçka që të ofron natyra është e paprekur. 

Shëtitje me varka në natyre, shpendët e lagunës dhe pylli me pisha, janë zgjedhja e turistëve, ku shtuar edhe çmimet e lira bëjnë që ndalesa në Divjakë të jetë disa ditore.

Përtej pritshmërisë së tyre, operatorët turistikë janë përballur me fluksin e madh të kërkesave. Edhe vjeshta është e gjitha e rezervuar nga turistë francezë, polakë, italianë, grekë, ndërsa shqiptarët e Kosovës janë të pranishëm gjatë gjithë vitit.

Hipizmi është futur në kërkesat turistike për t’i ofruar vizitorëve diçka të veçantë, ndërsa operatorët turistikë kërkojnë të shtojnë stafet e tyre për periudhën vjeshtë-dimër, për të përballuar kërkesat gjithnjë në rritje.

Në 7 muajt e parë të këtij viti statistikat tregojnë se vetëm parku kombëtar i Divjakë-Karavastasë është vizituar nga 67 mijë turistë. Për muajt e vjeshtës prenotimet janë nga vendet e Evropës Qendrore, kryesisht polakët dhe hungarezët.

Tv Klan