Shkodra i dha fund Karnavaleve me një nga momentet më simbolike të festës tradicionale, djegien e dordolecit. Ritual që shënon përfundimin e javës festive, përfaqëson lënien pas të së vjetrës dhe hapjen e një cikli të ri me dritë dhe energji pozitive.

Për një javë me radhë, rrugët e qytetit u kthyen në skenë parade, ngjyrash dhe muzike, ku fëmijët, të rinjtë dhe qytetarët u bënë pjesë e atmosferës karnavaleske. Kostumet kreative, performancat dhe humori karakteristik shkodran i dhanë qytetit një gjallëri të veçantë.

Ceremonia përmbyllëse, e ndjekur nga dhjetëra qytetarë, solli një tjetër dëshmi se Shkodra di të ruajë traditat, duke i mbyllur festat me dinjitet, simbolikë dhe frymë bashkimi.

Klan News

/tvklan.al