Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar në flagrancë një 32-vjeçar pasi nga kontrolli në banesën e tij u gjetën 47 pako me fishekzjarre.
Nga verifikimet rezultoi se 32-vjeçari nuk ishte i pajisur as me licencë për shitjen e tyre dhe as me dokumentacionin shoqërues të blerjes.
Policia thotë se nga hetimet dyshohet se ky shtetas ua ka shitur fishekzjarret shtetasve të maskuar, pjesëmarrës në tubimin e ditës së shtunë për përdorim për veprime të dhunshme.
/tvklan.al












Botërori 2026 
